Qeveria mban mbledhje online, ndanë 300 mijë euro për Luginën, 50 mijë për familjen e Afrim Bunjakut dhe 200 mijë për një renovim në Veri - Gazeta Express
string(135) "qeveria-mban-mbledhje-online-ndane-300-mije-euro-per-luginen-50-mije-per-familjen-e-afrim-bunjakut-dhe-200-mije-per-nje-renovim-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:42

Qeveria mban mbledhje online, ndanë 300 mijë euro për Luginën, 50 mijë për familjen e Afrim Bunjakut dhe 200 mijë për një renovim në Veri

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:42

 Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime për ndarje të mjeteve financiare për çështje të ndryshme.

Vendimi i parë ka qenë për ndarjen e mbi 300 mijë eurove për pajisje me tekste shkollore të shkollave në Luginë të Preshevës dhe për avokimin e çështjes së Luginës në SHBA, BE e organizata përkatëse.

Gjithashtu qeveria ka ndarë një shumë prej 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku.

Gjithashtu kanë ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.