Në Serbi i ‘frikësohen’ tatuazhit të Mirlind Dakut me Agim Ramadanin – Katanën - Gazeta Express
string(74) "ne-serbi-i-frikesohen-tatuazhit-te-mirlind-dakut-me-agim-ramadanin-katanen"

Futboll

Gazeta Express

10/10/2025 17:26

Në Serbi i ‘frikësohen’ tatuazhit të Mirlind Dakut me Agim Ramadanin – Katanën

Futboll

Gazeta Express

10/10/2025 17:26

Prej disa ditësh, mediat shqiptare kanë ndezur atmosferën përpara ndeshjes vendimtare ndaj Serbisë në Leskovac, që do të luhet të shtunën në orën 20:45.

Përveç se e kanë cilësuar si “finalen” e kualifikueseve të Kupës së Botës, disa prej tyre kanë shkuar më tej duke folur për provokime të mundshme – dhe në qendër të vëmendjes kanë vendosur Mirlind Dakun.

Mirëpo, Daku po përmendet edhe në mediat serbe. Sipas tyre, ‘zbulimi’ i tatuazhit të tij gjatë ndeshjes mund të shkaktojë probleme.

“Daku, i cili u ‘përjashtua’ nga Kampionati Evropian i kaluar për fyerje ndaj serbëve dhe maqedonasve, ka një tatuazh në shpinë “Katana 138”, të dedikuar Agim Ramadanit (Komandant Katanës). Emri ‘Katana’ ishte nofka e tij gjatë luftës, ndërsa numri 138 simbolizon brigadën e tij të UÇK-së”, shkruan “Sportal Blic”.

Sipas portalit të njëjtë, nëse ndodh që ndonjë lojtar serb t’i shqyejë fanellën Dakut, tatuazhi mund të bëhet i dukshëm në fushë, gjë që do të tërhiqte vëmendje të madhe pikërisht në një ndeshje ku FIFA ka ndaluar çdo simbol shqiptar për të shmangur incidente.

Ndërkohë nga “Panorama” po ashtu kanë shkruar për ndeshjen e nesër ndeshjen e nesërme/

“FIFA ka ndëshkuar Federatën Serbe duke mbyllur 20% të stadiumit, por u ka dhënë mundësinë ta mbushin atë pjesë me fëmijë, studentë dhe organizata që promovojnë barazinë dhe luftën kundër racizmit.

Serbët, megjithatë, kanë vendosur ta lënë bosh këtë hapësirë, kështu që dy tribunat pas portave do të jenë të zbrazëta.

Në vend të tifozëve janë vendosur dy flamuj të mëdhenj serbë dhe mesazhi “No to racism, yes to fair play” (Jo racizmit, po lojës së ndershme).

Gjithashtu, është konfirmuar se flamujt apo simbolet shqiptare nuk do të lejohen në tribuna, ndërsa vetëm fanellat e lojtarëve do të mbajnë flamurin kombëtar”, shkruan “Panorama”.

Në çdo rast, siç shkruajnë disa media, “lojërat” kanë filluar tashmë jashtë fushës, por përgjigjja më e mirë mund të vijë vetëm në fushë – me një fitore që do ta afronte Shqipërinë drejt “play-off”-it për Kupën e Botës./GazetaExpress/