Isa Mustafa dyshon se zgjedhja e Rashiqit ishte kushtetuese - Gazeta Express
string(59) "isa-mustafa-dyshon-se-zgjedhja-e-rashiqit-ishte-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:21

Isa Mustafa dyshon se zgjedhja e Rashiqit ishte kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:21

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e LDK-ë për të votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa ka shprehur dyshimet e tij për këtë vendim, meqë sipas tij, një veprim i tillë mund të mos jetë kushtetues.

“Rezultatet, për aq sa lexova, mu duken të çuditshme. Dyshoj se është zgjedhje kushtetuese”, ka deklaruar Mustafa për Nacionale.

Sot Kuvendi i Kosovës në seancën konstituive ka zgjedhur me 71 vota “pro”, Nenad Rashiqin, si nënkryetari i 5-të nga radhët e komunitetit serb.