Arbër Zeneli nuk u ftua nga Kosova as për dy ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ai nuk gjendet as në listën rezervë dhe nuk do të mund ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje të rëndësishme.
E në ditën që Kosova do të luajë ndaj Sllovenisë, Arbër Zeneli ka gjetur kohë të argëtohet me gruan e tij.
Ai publikoi një video komike, teksa lëshohej nga një topogan.