Kandidati i AAK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Halil Gashi, tha se do të vazhdojë angazhimin e tij edhe pas fushatës elektorale.
“Por ndryshe nga të tjerët, unë ju premtoj se fushata ime nuk mbaron më 12 tetor”, ka thënë ai.
Ai tha se zërin qytetar do të vazhdojë ta dëgjojë çdo ditë.
Deklarata e plotë:
Unë, Halil Gashi, kam bërë një fushatë që 60 ditë me përkushtim të plotë.
Kjo tregon seriozitetin tim, energjinë dhe respektin që kam ndaj çdo qytetari që kam takuar.
E mira e kësaj fushate është se nuk ka qenë vetëm fushata ime – por një frymë që ka frymëzuar edhe shumë asambleistë të tjerë të jenë më aktivë, më afër njerëzve, më të pranishëm në çdo lagje.
Jam vërtet i lumtur që kam arritur të sensibilizoj secilin prej tyre për të qenë më afër qytetarëve tanë.
Por ndryshe nga të tjerët, unë ju premtoj se fushata ime nuk mbaron më 12 tetor.
Unë do ta vazhdoj çdo ditë – me punë, me prezencë dhe me transparencë.
E këtë, do ta shihni vetë.
Kjo është dëshmia se zëri i qytetarëve është gjallë.
Dhe unë do të vazhdoj ta dëgjoj çdo ditë.
#HalilGashi #FushataQeNukNdalet #12Tetor #MeQytetaret