Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se Kosova është vend i izoluar dhe me më pak perspektivë evropiane nga gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të siç ka theksuar politikave të kryeministrit në detyrë Kurti.
Ajo tha për RTV21 se Kosova tashmë është vend i sanksionuar nga BE-ja dhe jo vetëm dhe se nuk e di se ku është bazuar qeveria në detyrë e cila ka thënë se Kosova asnjëherë më parë nuk ka përparuar më shumë në rrugëtimin e saj evropian sesa në qeverisjen Kurti.
“Ku po bazohen(zyrtarët qeveritar). Ne jemi vend i izoluar, i sanksionuar kemi sanksione edhe nga ShBA-ja. Një kryeministër që nuk është pritur në asnjë vend tjetër përpos Greqisë pra si ka pas dyert e hapura unë nuk e di për çfarë perspektive po flasin ne kemi ngelë, jemi vendi me pak i zhvilluar dhe më me pak perspektive edhe në Ballkanin Perëndimor. Madje më perspektivë ka Serbia sesa Kosova dhe krejt kjo për shkak të politikave të kryeministrit në detyrë Kurti”, tha Kadrijaj