Prokuroria ngre aktakuzë kundër një avokati për keqpërdorim të besimit, propozon që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit - Gazeta Express
string(117) "prokuroria-ngre-aktakuze-kunder-nje-avokati-per-keqperdorim-te-besimit-propozon-qe-ti-ndalohet-ushtrimi-i-profesionit"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 14:15

Prokuroria ngre aktakuzë kundër një avokati për keqpërdorim të besimit, propozon që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 14:15

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të avokatit A.T. për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i besimit

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se “i njëjti me dashje i ka keqpërdor autorizimet e tij, në cilësinë e avokatit, me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme në dëm të pasurisë së të dëmtuarit “U.” SH.P.K me pronar Xh.K, ashtu që duke përfaqësuar interesat pasurore të së njëjtit, pas një marrëveshjeje gojore me të dëmtuarin lidhur me shpërblimin për përfaqësim në procedurën e rritjes së vlerës së shpronësimit, përfiton kundërligjshëm një shumë të caktuar të hollash nga kompensimi i ndarë për të dëmtuarin nga ministria përkatëse, duke mos respektuar marrëveshjen fillestare, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në shkallë të madhe, me të cilat veprime ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 330 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së”.

Prokurori i shtetiti ka propozuar gjykatës që ndaj të pandehurit A.T. të shqiptohet dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”.

“Prokurori i shtetit, vazhdon të jetë i determinuar në ndjekjen dhe vënien para drejtësisë së kryerësve të veprave penale në përgjithësi, e vepra të kësaj natyre në veçanti, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.