“Mekanizmi i “shortit” s’ka mundur të aktivizohet”, Albert Krasniqi hedh dyshime nëse zgjedhja e Rashiqit ishte e ligjshme - Gazeta Express
string(116) "mekanizmi-i-shortit-ska-mundur-te-aktivizohet-albert-krasniqi-hedh-dyshime-nese-zgjedhja-e-rashiqit-ishte-e-ligjshme"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 13:07

“Mekanizmi i “shortit” s’ka mundur të aktivizohet”, Albert Krasniqi hedh dyshime nëse zgjedhja e Rashiqit ishte e ligjshme

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 13:07

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus ka hedhur dyshime nëse procedura e zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit ishte e ligjshme.  

“Kur përfundojnë tre raunde votimi për të gjithë kandidatët e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, procedura rinis për ditët e mbetura brenda afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Në këtë rast, shumica e deputetëve të komunitetit serb nuk e kanë refuzuar të drejtën për të propozuar kandidatin, prandaj mekanizmi i “shortit” nuk ka mundur të aktivizohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi tha se ajo që ka ndodhur sot në praktikë është se kandidati për nënkryetar nuk është propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, siç parashihet, por nga deputetët e shumicës.

Me 71 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën Nenad Rashiqin nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe nuk i siguruan votat e nevojshme.

Kryeparlamentari Dimal Basha e shpalli Kuvendin të konstituuar dhe tha se procedura e zgjedhjes së Rashiqit ishte e rregullt./Express/