Reagon Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese - Gazeta Express
string(68) "sabotoi-seancen-lajmerohet-limaj-zgjedhja-e-rashiqit-antikushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 13:03

Reagon Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 13:03

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, është anti-kushtetuese.

Limaj tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i shpallur sot nga kryetari Dimal Basha, është anti-kushtetues.

“Kjo çka ka ndodhur sot është tërësisht antikushtetuese, zgjedhja e nënkryetarit është anti-kushtetues. Aktgjykimi i fundit tërësisht e specifikon se nënkryetari serb vjen nga propozimi i shumicës serbe. Praktikisht, sot shumica shqiptare e ka zgjedhur sot nënkryetarin e pakicës serbe”, tha Limaj.

Limaj tha se nuk do të hyjë në negociata me askënd për formimin e qeverisë derisa të ketë qartësi rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së Rashiqit. /KlanKosova