Lista Srpska pas zgjedhjes nënkryetar të Rashiqit: Sot nuk është konstituuar Kuvendi, s’ka drejtësi - Gazeta Express
string(96) "lista-srpska-pas-zgjedhjes-nenkryetar-te-rashiqit-sot-nuk-eshte-konstituuar-kuvendi-ska-drejtesi"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:22

Lista Srpska pas zgjedhjes nënkryetar të Rashiqit: Sot nuk është konstituuar Kuvendi, s’ka drejtësi

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:22

Lista Srpska ka mbajtur një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Deputeti Igor Simiq tha se për ta nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe u ankua për mungesë të drejtësisë.

“Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha ai.

Pas propozimit të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Srpska, të cilët s’morën mbështetje, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Më herët në Kuvend, ai tha se posti i nënkryetarit i takon Listës Srpska, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit./Express/