Krasniqi pas zgjedhjes së Rashiq: Shpresojmë të mos ketë lëndë të re në Kushtetuese, të ecim drejt zgjedhjeve të reja - Gazeta Express
string(115) "krasniqi-pas-zgjedhjes-se-rashiq-shpreosjme-te-mos-kete-lende-te-re-ne-kushtetuese-te-ecim-drejt-zgjedhjeve-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:13

Krasniqi pas zgjedhjes së Rashiq: Shpresojmë të mos ketë lëndë të re në Kushtetuese, të ecim drejt zgjedhjeve të reja

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:13

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas përfundimit të seancës së sotme konstituive, ku Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se mbetet të shihet se si do të procedohet tutje dhe se shpreson që s’do të ketë ndonjë lëndë të re në Gjykatë Kushtetuese.

Ai ka thënë se duhet të procedohet tutje me zgjedhje të parakohshme, duke qenë se asnjëra palë s’e ka shumicën për krijimin e Qeverisë.

“Nuk pat as short. Ka pas hapësirë për konstituim legal dhe kushtetues. E pashë që kryetari të konsultohej me ata që i japin instruksione. Sot u konstatu që u bë konstituimi dhe që Rashiq u zgjodh nënkryetar.

Shpresoj që s’do të ketë më lëndë në Kushtetuese e të ecim drejt zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Krasniqi./Express/