Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka dështuar tri herë radhazi që të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb.
Simiq në tri votimet në Kuvend ka marrë vetëm votat e partisë së tij, derisa pjesa tjetër e votave kanë qenë kundër dhe abstenime.
Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, pas këtij dështimi ka thënë se janë ezauruar të gjitha nëntë kandidaturat dhe ka ftuar që ta propozojë emrin tjetër nga komuniteti serb.
Megjithatë Lista Serbe ka dalë kundër dhe ka deklaruar se kjo do të ishte kundërkushtetuese./Express/