Pas 11 vitesh, kujtimet e vitit 2014 rikthehen. Të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje historike dhe emocionuese.
Në Tiranë, tifozët KuqeZi do të mblidhen tek “Sheshi Italia”, ku do të vendoset një ekran i madh për të ndjekur së bashku përballjen.
Organizatorët ftojnë të gjithë që të bashkohen, të këndojnë me gjithë zemër dhe të festojnë së bashku çdo moment të ndeshjes.
Ashtu si në vitin 2014, kur flamuri KuqeZi u valvit mes tifozëve dhe zemrat rrehën për Kombëtaren, kjo përballje premton emocione të forta, solidaritet dhe një festë të madhe pas fitores së mundshme.
“Ashtu si në vitin 2014, të shtunën mblidhemi tek “Sheshi Italia” ne Tiranë për të ndjekur së bashku ndeshjen kundër shkijeve, në një ekran të vendosur nga ne.
Le të bashkohemi, të këndojmë me gjithë zemër dhe në fund të festojmë fitoren” njoftojnë TKZ.