Deputeti Faton Peci ka thënë se kanë votë pro nënkryetarit, nëse bëhet fjalë për Nenad Rasic.
“Po kemi votë për kolegun tonë Nenad Rasic” – ka deklaruar Peci.
Edhe deputeti nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK), Elbert Krasniqi para se të fillojë vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit ka thënë se ishin në të drejtën e tyre që votimi për nënkryetar të jetë i ndarë.
“Sot është me rëndësi që po kthemi në Kuvend dhe e kemi te qartë se ishim në të drejtën tonë kur kërkuan që votimi për nënkryetarin nga komunitet joshumicë serbe të jetë i ndarë nga ai nga komuniteti serb tash ka mbet zgjedhja e një nënkryetari serb. Duhet të plotësohen disa kushte që të zgjidhet nënkryetari serb njëra nga kushtet është të ketë 61 vota. Unë votoj për Nenad Rashic”, tha ai.