Siguria në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, kreu i Gardës inspekton SPAK e GJKKO - Gazeta Express
string(86) "siguria-ne-institucionet-e-drejtesise-ne-shqiperi-kreu-i-gardes-inspekton-spak-e-gjkko"

Shqiperi

Gazeta Express

10/10/2025 10:58

Siguria në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, kreu i Gardës inspekton SPAK e GJKKO

Shqiperi

Gazeta Express

10/10/2025 10:58

Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, 260 gjyqtarë janë mbledhur në një takim urgjent në polin e Drejtësisë, duke kërkuar masa të menjëhershme sigurie për mbrojtjen e trupës gjyqësore.

Menjëherë pas kësaj thirrjeje, kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, vizitoi ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun e komanduar të GJKKO-së, Erion Bani, si dhe inspektoi perimetrin e sigurisë që mbrohet nga Garda që prej vitit 2023.Gjyqtarët kërkojnë ngritjen e një force të posaçme sigurie në bashkëpunim me KLGJ, KLP, Ministrinë e Brendshme dhe agjenci të tjera.

Ata propozojnë gjithashtu shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, ndërsa kryetari Bani kërkoi inspektime të plota në gjykata dhe evidentimin e çdo problematike të sigurisë.