Bahtiri: Rashiqi do të zgjidhet, e pres dorën e s’e votoj Listën Serbe, njëjtë mendojnë edhe kolegët e mi të VV - Gazeta Express
string(107) "bahtiri-rashiqi-do-te-zgjidhet-e-pres-doren-e-se-votoj-listen-serbe-njejte-mendojne-edhe-koleget-e-mi-te-vv"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 9:44

Bahtiri: Rashiqi do të zgjidhet, e pres dorën e s’e votoj Listën Serbe, njëjtë mendojnë edhe kolegët e mi të VV

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 9:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, tha se nuk do të votojnë kandidatë të Listës Srpska për nënkryetar të Kuvendit.

Siç u shpreh Bahtiri, ai tha se e “pret” dorën e nuk jep votë për këtë parti dhe shtoi se të njëjtin mendim e kanë edhe kolegët e tij nga Vetëvendosje.

“Sigurisht që Rashiqi do të zgjidhet. Kam deklaruar dhe po deklaroj përsëri; e pres dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe. Kështu e kanë mendimin edhe kolegët e mi të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo është e bazuar në problemet që i kanë bërë në veri, pra janë të kyçur direkt në atë pjesë. Kështu që nuk votoj njerëzit që kokën e kanë në Beograd dhe trupin në Prishtinë”.

I pyetur se si do t’i gjejnë votat për Rashiqin, Bahtiri s’ishte fort i qartë se çfarë deshi të thotë.

“Jemi kon në rregull, por fatkeqësisht kolegët e partive tjera nuk ndihmuan që ta zgjedhim Rashiqin. Tash kanë ndryshuar gjërar dhe janë vetëdijësuar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement