Babai i Naim Murselit nuk paraqitet në Gjykatë për të dëshmuar - Gazeta Express
string(62) "babai-i-naim-murselit-nuk-paraqitet-ne-gjykate-per-te-deshmuar"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 9:37

Babai i Naim Murselit nuk paraqitet në Gjykatë për të dëshmuar

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 9:37

Sot po  mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonte babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në seancë.

Ai përmes telefonit i ka thënë gjykatës se nuk do të paraqitet për të dëshmuar dhe se “deklaratat e tij mbeten ato të mëparshmet”.

Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit tjetër, Florian Avdija.

Advertisement
Advertisement
Advertisement