Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten sugjeroi se NATO-ja duhet ta shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga aleanca për shkak të një mosmarrëveshjeje për nivelin e shpenzimeve shtetërore në ushtri.
Vendet anëtare të NATO-s në qershor u pajtuan për t’i rritur dukshëm shpenzimet në mbrojtje, për t’i çuar në 5 për qind të prodhimit vendës bruto (GDP), duke iu përshtatur kërkesës së presidentit amerikan, i cili do që Evropa ta hapë kuletën për mbrojtjen e saj, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Megjithatë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, atë kohë kishte thënë se nuk do të zotërohej për cakun prej 5 për qind të GDP-së në mbrojtje, duke e quajtur atë “të papajtueshëm me shtetin tonë të mirëqenies dhe vizionin tonë botëror”.
Në një takim në Zyrën Ovale me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, Trumpi tha se udhëheqësit evropianë duhet ngadhënjejnë mbi Spanjën që ky shtet t’i forcojë zotimet ndaj aleancës.
“Ju njerëz do të duhet të filloni që t’i flisnin Spanjës. Duhet t’i thirrni dhe të merrni vesh pse janë të prapambetur [në shpenzime” – tha presidenti amerikan.
“Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë këtë, por në rregull është. Ndoshta duhet t’i nxirrni nga NATO-ja, sinqerisht” – shtoi Trumpi.
Spanja është anëtare e aleancës që nga viti 1982.