​Zgjedhjet e 12 tetorit, OSBE: Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat është thelbësor - Gazeta Express
string(98) "zgjedhjet-e-12-tetorit-osbe-sigurimi-i-mundesive-te-barabarta-per-te-gjitha-mediat-eshte-thelbesor"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 6:46

​Zgjedhjet e 12 tetorit, OSBE: Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat është thelbësor

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 6:46

Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh zhgënjimin mbi vendimin e marrë sot nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të abstenuar ose votuar kundër kërkesave për akreditim të paraqitura nga mediat në gjuhën serbe për mbulimin e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në reagim thuhet se kufizimi i akreditimit të mediave në bazë të përkatësisë së perceptuar të komunitetit, gjuhës ose editoriale kufizon aftësinë e gazetarëve për të kryer detyrat e tyre profesionale.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente varen nga qasja e hapur dhe e barabartë për të gjitha mediat për të vëzhguar, raportuar dhe informuar publikun rreth zhvillimeve zgjedhore. Qasja në informacion në gjuhët e komuniteteve përfaqëson një aspekt themelor të kornizës multietnike dhe demokratike të Kosovës.”

“Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat është thelbësor për të ruajtur besimin e publikut në procesin zgjedhor, duke shmangur sugjerimet për praktika diskriminuese dhe duke mbështetur pjesëmarrjen e informuar nga të gjitha komunitetet.”

OSBE shprehet e përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes, pluralizmin e medias dhe qasjen e barabartë në informacion për të gjitha komunitetet, dhe u bën thirrje partive politike t’u përmbahen këtyre vlerave.

29 media vendore dhe 13 të tjera ndërkombëtare me numër të përgjithshëm të përfaqësuesve 573 janë akredituar sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej 71 mediave që kishin aplikuar për akreditim.