Përparim Rama i drejtohet Çekut: Na keni prish me Amerikë e krejt Evropën, e po flet për prishje me miq - Gazeta Express
string(101) "perparim-rama-i-drejtohet-cekut-na-keni-prish-me-amerike-e-krejt-evropen-e-po-flet-per-prishje-me-miq"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 23:36

Përparim Rama i drejtohet Çekut: Na keni prish me Amerikë e krejt Evropën, e po flet për prishje me miq

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 23:36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për ndërtimin e spitalit të kryeqytetit. Ai foli edhe për projektin e mbështetur nga Japonia, ku tha se Çeku e ka dëmtuar Prishtinën.

Rama i tha Çekut se partia e tij e ka prishur Kosovën me Amerikë e krejt Evropën, përderisa Çeku fliste për raportet me Japoninë.

“E kemi projektin e përfunduar të spitalit, kemi pasur edhe fondet e garantuara nga Katari, Ministria e Punëve të Brendshme nuk na ka dhënë projektin. I kemi pasur 10 milionë për qendrën budokan, që ministri Çeko ka thënë nuk bën me u ndërtu aty. Japonia na e ka kërku tokën, ia kemi dhënë tokën për investim, ka thanë nuk bën atje, bone te stacioni i autobusëve. Nuk i dinë kompetenat e veta, na hup miliona, ky së bashku me ministra tjerë të kësaj qeverie. Bllokues total. Ti po më flet për prishje me miq a, na keni prish me Amerikë e krejt Evropën”, tha Rama në Dukagjini.