Holanda ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
“Tulipanët” triumfuan thellë 0:4 ndaj Maltës në udhëtim, shkruan Gazeta Express.
Gakpo hapi llogarinë e golave në minutën e 12-të të ndeshjes nga penalltia.
Gakpo arriti të shënojë nga penalltia edhe njëherë tjetër në minutën e 48-të.
Reijnders shënoi për 0:3 në minutën e 57-të, e në minutat shtesë Depay realizoi për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Holanda tani ka 13 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Polonia dhe Finlanda.
Në anën tjetër, Malta është në vendin e fundit me dy pikë gjithsej.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...