Rinia Demokratike e Shtimes: Dr. Përparim Ramusa do të jetë Kryetari ynë - Gazeta Express
string(70) "rinia-demokratike-e-shtimes-dr-perparim-ramusa-do-te-jete-kryetari-yne"

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 22:54

Rinia Demokratike e Shtimes: Dr. Përparim Ramusa do të jetë Kryetari ynë

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 22:54

Sonte, Rinia Demokratike e Shtimes organizoi një nga tubimet më të fuqishme të kësaj fushate, ku entuziazmi, energjia dhe përkushtimi i të rinjve u ndjenë në çdo pjesë të sallës. Me pankarta, brohoritje dhe mesazhe të qarta për ndryshim, të rinjtë demokratë shprehën mbështetje të plotë për kandidatin e tyre për kryetar komune, Dr. Përparim Ramusën.

Tubimi, i cili mblodhi shumë të rinj e të reja, u zhvillua në atmosferë entuziazmi e motivimi të lartë. Rinia Demokratike e bëri të qartë se beson në vizionin dhe programin e Dr. Ramusës për një Shtime moderne, të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

“Të rinjtë janë forca që do ta ndryshojnë Shtimen, dhe këtë ndryshim do ta udhëheqim bashkë me ju”, u shpreh Dr.Përparim Ramusa.

Në përmbyllje të tubimit, të rinjtë, njëzëri deklaruan: “Dr. Përparim Ramusën do ta kemi Kryetar të Shtimes!”

Video KËTU