Sergio Ramos e ka kujtuar takimin e parë që e pati me Lionel Messin si bashkëlojtar.
Mbrojtësi spanjoll ishte transferuar vite më parë në Paris Saint-Germain nga Real Madridi, ndërsa ekipit francez ndërkohë i ishte bashkuar edhe Lionel Messi nga Barcelona.
Dikur kundërshtarë në fushë, me spanjollin që bënte ndërhyrje të ashpra në “El Clasico”, ata ishin bërë miq në Paris, shkruan “Gazeta Express”.
E ish-futbollisti i Sevillës dhe Realit e ka kujtuar atë kohë, përkatësisht bisedën e parë me tetë herë fituesin e Topit e Artë.
“Kur ushtruam për herë të parë me Messin, ai më tha: ‘Sergio, kujtoje, tash jemi në të njëjtin ekip, mos më godit.’ Unë iu përgjigja: ‘Relaksohu, tash do ta godas këdo që të afrohet.’”
“Më duhej të isha i ashpër me të kur e kisha përballë, ishte mënyra e vetme për ta ndalur. Por, kur e luajta ndeshjen e parë me të, ishte si të them: ‘Kjo është diçka e madhe, më në fund mund të relaksohem, e kam Messin në anën time. Ajo që ishte e vështirë më herët, tash është pjesë e ekipit tim.’” /Gazeta Express
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...