Uran Ismaili i prerë: Shkolla të sigurta, 200 oficerë të sigurisë në Prishtinë - Gazeta Express
string(76) "uran-ismaili-i-prere-shkolla-te-sigurta-200-oficere-te-sigurise-ne-prishtine"

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 22:25

Uran Ismaili i prerë: Shkolla të sigurta, 200 oficerë të sigurisë në Prishtinë

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 22:25

Në debatin për kryeqytetin, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, foli për arsimin dhe nevojën për qasje reale dhe konkrete për përmirësimin e tij.

Ai theksoi se mësimi tërëditor është i nevojshëm, por jo siç është aktualisht ai duhet të shoqërohet me infrastrukturë të përshtatshme dhe me kurrikulë të përgatitur mirë. “Kur 10% e fëmijëve kanë mësim tërëditor e 90% jo, kjo nuk është reformë, por pilot-projekt,” tha Ismaili.

Ai nënvizoi se shqetësimi më i madh sot është siguria e fëmijëve në shkolla dhe prezantoi planin e tij për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkollat e Prishtinës, si dhe për përfshirjen e psikologëve që do të mbështesin mirëqenien mendore të nxënësve.