Përparim Rama: Uran Ismaili nuk paska projekt, e Çeku nuk ka asnjë respekt për ligjin – i ndali punimet pa të drejtë - Gazeta Express
string(112) "perparim-rama-uran-ismaili-nuk-paska-projekt-e-ceku-nuk-ka-asnje-respekt-per-ligjin-i-ndali-punimet-pa-te-drejte"

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 21:05

Përparim Rama: Uran Ismaili nuk paska projekt, e Çeku nuk ka asnjë respekt për ligjin – i ndali punimet pa të drejtë

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 21:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Uran Ismaili nuk ka projekt.

“Unë pata qef me dëgju projektet e Uranit, po poget që s’paska asnjë projekte. Faleminderit, po merrem me Hajrullahun”, tha Rama në Dukagjini.

E lidhur me sheshin Xhorxh Bush, Rama kritikoi Çekun.

“Kjo është një proces që do me mashtru qytetarët me ligjshmëri. Ne kemi procese në OSHP, ka filtera të cilat tregojnë a është i ligjshëm apo jo. Unë nuk kam asnjë problem, është e ligjshme. E jashtëligjshme është ndërprerja e punimeve aty duke u thirrur në zonë të mbrojtur, në mënyrë joligjore këtu z.Ceku i ka ndalur punimet aty në sheshin Xhorxh Bush, gjysa po mujshim, gjysën jo. Kur kemi kërku me dërgu dokument, nuk është dërgu dokument. Kjo është sa ka kësi respekt për ligjin. Jam artikekt, urbanist, dhe për çdo leje kërkojmë nga secili leje”, tha Rama më tutje.