Marko Jovanoviç njeh mirë futbollin shqiptar. Trajneri serb i cili aktualisht është në drejtimin e Apolonisë, ka kaluar në shumë skuadra të ndryshme si pjesë e stafit teknik, duke qenë pjesë e ekipeve si Luftëtari, Kukësi e Partizani, para se të merrte drejtimin e fierakëve në Kategorinë e Parë.
Ndaj ai cilësohet një “ekspert” nga mediat serbe të cilat e kanë intervistuar para ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke e pyetur se si e sheh atmosferën në vendin tonë, shkruan Panorama.
“Më vjen keq Beogradi dhe stadiumi “Rajko Mitić” nuk do të presion këtë ndeshje. Para 40 mijë njerëzve, jam i bindur se gjithçka do të dukej ndryshe. Një mëkat, një mëkat i madh… Unë mbështet Serbinë, i bindur se ka cilësinë, energjinë dhe forcën të fitojë! Unë e respektoj Shqipërinë, vendin ku punoj. Unë besoj se të shtunën në darkë, ashtu si edhe tani, ne do të flasim ekskluzivisht vetëm për futboll…”
“Euforia në Shqipëri është e madhe! Diçka e ngjashme me ditët kur ne pritnim ndeshjet e Botërorit të Serbisë. Dhe ndeshja kryesore, siç është rregulli, pritet në një atmosferë maksimalisht të nxehtë dhe të ekzaltuar. Publiku këtu pret shumë nga ndeshja me Serbinë. Euforia shpesh mund të jetë një pengesë e madhe.”
“Megjithatë, nuk ka asgjë të tillë në deklaratat e tyre! Unë e shoh një dozë të qartë vetëpërmbajtje në mesazhet nga kampi i Shqipërisë. Mes të tjerave, ka folur edhe presidenti Duka, shohim çdo ditë deklarata të panumërta dhe komente nga kampi i ekipit kombëtar.”
“Çfarë mesazhesh? Respekt për Serbinë, të bazuar mbi respektin për cilësitë individuale. Shqiptarët janë të bindur se fryma e ekipit është arma e tyre e fshehtë në këtë ndeshje vendimtare për vendin e dytë. Për më tepër, ata theksojnë besimin e publikut te skuadra, gatishmërinë që të tregojë maturi dhe eksperiencë në këtë ndeshje vendimtare.” /Gazeta Express
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...