Uran Ismaili në hapje të debatit: Qasja ime është për Prishtinën që punon dhe jo të konflikteve - Gazeta Express
string(93) "uran-ismaili-ne-hapjete-debatit-qasja-ime-eshte-per-prishtinen-qe-punon-dhe-jo-te-konflikteve"

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 20:53

Uran Ismaili në hapje të debatit: Qasja ime është për Prishtinën që punon dhe jo të konflikteve

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 20:53

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin e sotëm për kryeqytetin, ka folur për dallimin mes qasjes së tij dhe atyre të kundërkandidatëve.

Ai tha se gara po zhvillohet mes dy qasjeve: “një qasje të mbushur me projekte megalomane, akuza e konflikte politike” dhe qasjes që ai përfaqëson, e cila bazohet në zgjidhje të menjëhershme e të prekshme për problemet e përditshme të qytetarëve.

“Unë po ofroj një Prishtinë funksionale të pastër, të sigurt dhe pa trafik që iu shërben të gjithë qytetarëve. Një qytet ku punohet me të gjithë, pa dallime partiake, dhe ku mbyllet epoka e konflikteve që e kanë mbajtur Prishtinën në situatën që është që katër vite,” tha Ismaili.