Sonte në pjesën e parë të emisionit Pressing, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, kandidat i AAK-së edhe për një mandat. Ai ka folur për planet e tij për këtë qytet.
Ai përmendi shtigje të ecjes në tre lumenjtë, i cili tha se do të jetë i gjatë 14 km dhe 70% e punës deri tani është kryer.
“Është ndez prapë debati për transportin publik, ju kom premtu, edhe kjo është shndërru në një temë. Në qytet kanë kërku shumë më tepër me ju spjegu cili është koncepti i Tre Lumenjve dhe Liqenit. Qytetarë të ndryshëm kanë brenga të ndryshëm. Liqenin dojmë me bo. Do të ketë shtigje të ecjes diku rreth 14 km. Jemi tu punu. Ndoshta 70 për qind janë kry”.
AI përmendi edhe transportin publik, i cili tha se do të jetë tërësisht i stilit urban edhe nëpër fshatrat e Gjakovës.
“Koncepti i ri është që transporti publik të jetë tërësisht i stilit urban edhe nëpër fshatra. Pra nuk do të dallojnë autobusët”, tha ai.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...