Super Viva, në kuadër të programit të saj “Super Komuniteti”, ka realizuar një tjetër iniciativë që synon përmirësimin e kushteve të të rinjve në shkollat publike të vendit. Në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, Super Viva ka dhuruar 8 porta dhe 200 topa për lojën e handboll-it, duke mbështetur zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve fizike në institucionet arsimore fillore.
Përfitues të këtij donacioni janë katër shkolla fillore të kësaj komune: SHFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë, SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Epërme, SHFMU “Zejnel Salihu” në fshatin Mesbardh dhe SHFMU “Lismiri”. Këto pajisje do të shfrytëzohen nga nxënësit dhe mësimdhënësit për zhvillimin e orëve të edukatës fizike.
Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha, tha:
“Mbështetja për të rinjtë është investim në të ardhmen. Jemi të lumtur që kemi partnerë si Super Viva që na ndihmojnë ta bëjmë këtë të mundur.”
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Super Viva deklaruan:
“Me çdo iniciativë të programit ‘Super Komuniteti’, synojmë të japim diçka me vlerë që ndikon drejtpërdrejt tek të rinjtë. Kjo është mënyra jonë për t’i kthyer komunitetit një pjesë të mbështetjes që na jep çdo ditë.”
Me këtë nismë, Super Viva tregon angazhimin e saj të qëndrueshëm për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen e shoqërisë.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...