Sauna shkakton zjarr në shtëpinë e Viniciusit, braziliani shpëton pa lëndime - Gazeta Express
string(75) "sauna-shkakton-zjarr-ne-shtepine-e-viniciusit-braziliani-shpeton-pa-lendime"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 14:41

Sauna shkakton zjarr në shtëpinë e Viniciusit, braziliani shpëton pa lëndime

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 14:41

Një incident ka ndodhur në shtëpinë e yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi sauna në bodrumin e banesës së tij është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportimeve të Marca, flakët janë shuar në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e incidentit, ndërsa lojtari brazilian është në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por situata tashmë është nën kontroll.