Rashiq: Nuk e shoh mundësinë që të propozohem për nënkryetar të Kuvendit, e drejta i takon Listës Serbe - Gazeta Express
string(101) "rashiq-nuk-e-shoh-mundesine-qe-te-propozohem-per-nenkryetar-te-kuvendit-e-drejta-i-takon-listes-serbe"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:31

Rashiq: Nuk e shoh mundësinë që të propozohem për nënkryetar të Kuvendit, e drejta i takon Listës Serbe

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:31

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenaq Rashiq, për FrontOnline ka folur pas aktvendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese rreth zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti jo-shumicë (serb).

Rashiq, tha se me sa e ka lexuar vendimin, e drejta për të propozuar emrin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, pas këtij vendimi i takon Listës Serbe e cila ka numrin më të madh të deputetëve të këtij komuniteti në Kuvend.

‘’Në këtë me vendimin që e ka marr Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën ekskluzive Listës Serbe, e cila në këtë rast ka me së shumti deputetë dhe aty sa e shoh unë, kushtëzohet apo me mire të them pasi i jepet të drejtë Listës Serbe’’,  tha ai.

Sipas tij, në këtë moment nuk e sheh mundësinë që ai të jetë kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

‘’Unë në këtë moment nuk e shoh mundësinë, bazuar në këtë vendim, (dhe merreni me rezeve se ndoshta nuk e kam lexuar drejtë) por me sa e kuptova, nuk I jepet drejta askujt tjetër përveç Listës Serbe që të nominoj kandidatin e saj. Kështu që nëse e kuptoj mirë, unë nuk kam mundësi kandidimi’’, tha Rashiq për Front Online.