Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, pezullohen zgjedhjet në Tiranë - Gazeta Express
string(80) "gjykata-kushtetuese-rrezon-dekretin-e-presidentit-pezullohen-zgjedhjet-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 14:30

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, pezullohen zgjedhjet në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 14:30

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që shpallte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025.

Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.