Porsche Prishtina rihap dyert e showroom-eve më moderne në rajon - Gazeta Express
string(113) "porsche-prishtina-rihap-dyert-e-showroom-eve-me-moderne-ne-rajon-brendet-tuaja-te-preferuara-tani-ne-shtepi-te-re"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:13

Porsche Prishtina rihap dyert e showroom-eve më moderne në rajon

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:13

Brendet tuaja të preferuara, tani në shtëpi të re

Një kapitull i ri në automobilizmin e Kosovës ka nisur.

Porsche Prishtina ka rihapur dyert e showroom-eve të Volkswagen dhe Škoda, të dizajnuara dhe ndërtuara sipas standardeve më të avancuara të prodhuesve. Këto hapësira moderne janë në përputhje të plotë me kërkesat zyrtare të brendeve dhe qëndrojnë në të njëjtin nivel me përfaqësuesit në kryeqytetet më të zhvilluara evropiane.

Me këtë investim, Porsche Prishtina vendos një standard të ri në prezantimin dhe përvojën e brendeve VW dhe Škoda, duke ofruar një ambient profesional për çdo vizitor.

Showroom-et nuk janë thjesht hapësira ekspozimi, ato janë destinacione që frymëzojnë. Arkitektura bashkëkohore, linjat e pastra dhe detajet e kuruara me kujdes reflektojnë shpirtin e brendeve më të njohura në botën e automobilizmit, duke e kthyer çdo vizitë në një përvojë të veçantë.

Përveç ekspozitës, janë rritur ndjeshëm edhe kapacitetet për servisim dhe limari të veturave. Qendra e re teknike është e pajisur me teknologjinë më moderne dhe standardet më të larta të Grupit Volkswagen, duke garantuar shërbime më të shpejta, më precize dhe më profesionale për klientët.

Ngjarja e hapjes u shoqërua me energji, stil dhe momente të paharrueshme. Të pranishmit zbuluan modelet më të fundit, ndanë pasionin për brendet e Porsche Prishtina dhe morën pjesë në aktivitete dhe shpërblime gjatë eventit, duke u futur në atmosferën ekskluzive të automobilizmit.

“Për ne, showroom-i i ri është më shumë se një hapësirë. Është vendi ku ndajmë vizionin tonë me klientët dhe sjellim standarde të reja në çdo detaj,” tha drejtori i Porsche Prishtina.

Ju mirëpresim në showroom-in e ri, Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 3.
Brendet tuaja të preferuara. Tani në shtëpi të re.