Autoritetet në Shqipëri kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro të lidhura me Aurel Hoxhën, i njohur edhe si “Aurelinjo Kalaveri”, i cili ndodhet në kërkim për porositjen e një vrasjeje në vitin 2020.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), masa e sekuestros është vendosur me vendim të Gjykatës së Posaçme më 3 tetor 2025, në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe aktivitet kriminal.
Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:
“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;
Apartamentet dhe njësitë:
Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:
32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.
52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).
Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...