Një breshkë deti e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës - Gazeta Express
string(63) "nje-breshke-deti-e-rralle-gjendet-e-ngordhur-ne-bregun-e-vlores"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 13:07

Një breshkë deti e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 13:07

Një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur si një nga speciet më të rralla në Mesdhe, është gjetur e ngordhur sot në bregdetin e Vlorës.

Sipas specialistëve të mjedisit në vendin e ngjarjes, dyshohet se breshka është goditur nga ndonjë mjet lundrues ose ka gëlltitur mbetje plastike – një nga kërcënimet më serioze për faunën detare.

Breshka, me peshë rreth 50 kilogramë, është pjesë e biodiversitetit të Detit Jon dhe mbart rëndësi të veçantë ekologjike.