Akademia suedeze ka vazhduar edhe sot me ndarjet e Çmimeve Nobel. Sot, më orën 13, është bërë i ditur fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi.
Fitues është shkrimtari hungarez László Krasznahorkai. Ai njihet për romanin e tij “Tangoja e Satanait”, edhe në shqip nga prestigjiozja “Aleph” me përkthimin e Shpëtim Kelmendit.
Libri u bë dhe film nga regjisori i madh Bela Tarr.
“Kraznohorkai na kujton me humorin e tij Franz Kafkën dhe Thomas Bernhard” – u shpreh Akademia.
Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.
Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit poet në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan.
121 individë e kanë marrë këtë çmim, në katër raste çmimi është ndarë mes dy vetave.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...