Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike ishte në fokus të Konferencës së tretë të NATO-s, që u zhvillua në Tiranë. Kryeministri Rama, si mikpritësi i 32 delegacioneve të vendeve anëtare të Aleancës, tha se në këtë sfidë edhe Shqipëria nuk bën përjashtim.
“Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm“, tha Rama.
Sipas tij, falë investimeve dhe kombinimit të mbrojtjes kibernetike me inteligjencën artificiale, Shqipëria ka arritur të ketë një nga murret mbrojtëse më të mira mes vendeve anëtare të NATO-s.
“Kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, qoftë kjo digjitale ose fizike, e përsëris me krenari, jemi mes më të mirëve. Kemi qenë mes të parëve që kombinuan mbrojtje kibernetike me inteligjencën artificiale, dhe është inteligjenca jonë artificiale brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që punon 24 orë në 7 ditë të javës, për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme”.
Mesazhin e tij për mbështetje ndaj Aleancës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e dha përmes një videomesazhi, duke vënë theksin tek rritja e mbrojtjes në 5%, si dhe ngritja e një qendre kibernetike në Belgjikë, që do të informojë të gjitha komandat e Aleancës për rreziqet e mundshme.
“Sot tastiera është armë lufte, shkelja e hapësirës kibernetike mund të aktivizojë Nenin 5. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale. Në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen, por edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike”, tha Rutte.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...