Partia Socialiste ka depozituarr sot, 9 tetor, një padi zyrtare ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit.
Objekti i padisë lidhet me mosmarrjen e vendimeve nga Komisioni Rregullator për disa çështje kyçe në prag të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarë bashkie, që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Konkretisht, padia kërkon shqyrtimin për:Miratimin e afateve procedurale të zgjedhjeve;Miratimin e karakteristikave teknike të fletës së votimit;Përdorimin e pajisjes elektronike për identifikimin e votuesve;Përdorimin e kamerave dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...