Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar municion të kontrabanduar në regjionin e Prishtinës.
Nga Dogana është njoftuar edhe se, municioni është zbuluar gjatë një kontrolli në një subjekt afarist, dhe objekteve ndërlidhëse të biznesit.
‘‘Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar’’, ka njoftuar dogana.
Komunikata:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 09 Tetor 2025
Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në regjionin e Prishtinës
Sot, më datë 09.10.2025, në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në bazë të mandatit nga Kodi Doganor dhe i Akcizave të Republikës së Kosovës, kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist.
Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...