Dy shtetas të RMV-së të arrestuar në aeroportin e Tiranës për mosdeklarim të parave - Gazeta Express
string(83) "dy-shtetas-te-rmv-se-te-arrestuar-ne-aeroportin-e-tiranes-per-mosdeklarim-te-parave"

Maqedoni

Gazeta Express

09/10/2025 12:18

Dy shtetas të RMV-së të arrestuar në aeroportin e Tiranës për mosdeklarim të parave

Maqedoni

Gazeta Express

09/10/2025 12:18

Dy shtetas të RMV-së, të cilët duhej të udhëtonin për në Norvegji, u ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u gjetën me vete euro dhe denarë të padeklaruar.

Atyre u zbuluan dhe u sekuestruan 22.805 euro dhe 2.600 denarë maqedonas.

Sipas njoftimit të policisë, te personi A.J. (33) u gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë, ndërsa te personi B.I. (43) u gjetën 11.005 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë në Tiranë për veprime të mëtejshme.