Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë edhe në gjënë e gjallë, që ndodhej brenda stallës.
Stalla, e cila ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, është konstatuar e shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga vetë pronari, i cili kishte shkuar për të kryer shërbimet e përditshme.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...