Lëvizja për Bashkëveprim i bashkohet programit të LDK-së në Fushë-Kosovë: “Bashkë për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës” - Gazeta Express
string(126) "levizja-per-bashkeveprim-i-bashkohet-programit-te-ldk-se-ne-fushe-kosove-bashke-per-zhvillim-te-barabarte-dhe-gjitheperfshires"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 11:27

Lëvizja për Bashkëveprim i bashkohet programit të LDK-së në Fushë-Kosovë: “Bashkë për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës”

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 11:27

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se programit të tij qeverisës i është bashkuar edhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), e udhëhequr nga Jeton Emini, me kandidatin për Kuvendin Komunal, Majlind Sadriu.

“Në një takim të mrekullueshëm me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, u dakorduam për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian,” tha Osmani.

Sipas tij, ky bashkim energjish e idesh është një hap i rëndësishëm drejt një Fushë-Kosove më gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar trajtohet me dinjitet dhe mundësi të barabarta.

“Bashkë për një Fushë-Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë! Me energjinë dhe përkrahjen e pashembullt të qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt,” shtoi kandidati i LDK-së.

Osmani theksoi se platforma e tij “Fushë-Kosova Përtej!” synon t’i japë fund ndarjeve të vjetra politike dhe të ndërtojë një komunë që ecën përpara me bashkëpunim, transparencë dhe zhvillim real në çdo lagje e komunitet.