Kosova i kompleton sonte përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë, optimizëm te Dardanët - Gazeta Express
string(85) "kosova-i-kompleton-sonte-pergatitjet-per-ndeshjen-me-sllovenine-optimizem-te-dardanet"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 10:59

Kosova i kompleton sonte përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë, optimizëm te Dardanët

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 10:59

Kombëtarja e Kosovës do t’i kompletojë sonte përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë, e cila do të luhet nesër mbrëma në Prishtinë.

Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna dhe kanë ushtruar në stadiumin kryesor të kryeqytetit para sfidës së rëndësishme me sllovenët, shkruan “Gazeta Express”.

Verdhekaltrit do të ushtrojnë nga ora 17:00, ndërsa paraprakisht prej orës 16:30 do të mbajë konferencë për media selektori Franco Foda.

Ndërkaq, sllovenët do të mbajnë konferencë për shtyp nga ora 20:00, ndërsa do ta mbajnë edhe një seancë të lehtë stërvitore sot.

Kosova humbi nga Zvicra dhe e mposhti Suedinë në ndeshjet e shtatorit, ndërsa mbetet në garë për vendin e dytë, i cili e mundëson “play-off”-in për kualifikim eventual në Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express