Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk e bënë detyrën - Gazeta Express
string(101) "elvis-shkambi-i-kerkon-falje-publike-familjes-se-gjyqtarit-qe-e-vrau-institucionet-nuk-e-bene-detyren"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 10:29

Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk e bënë detyrën

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 10:29

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, deklaroi në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij, se i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes psikike nga kalavari i gjatë i gjyqeve. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën”, citohet të ketë thënë Shkambi. Për të, Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg.

Ai akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Sipas prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pasi qëlloi mbi gjykatësin Kalaja.