Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Sh.B. dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Sipas kërkesës së Prokurorisë “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet Sh.B., më dt.07.10.2025 rreth orës 09:30 min, në fshatin Berish, Komuna Malishevë, me forcë tenton ta pengoj personin zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe atë të dëmtuarin N.Q., – Gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Malishevë – Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Civil, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i dëmtuari ka qenë në teren së bashku me procesmbajtësin/dëshmitarin për një kontest pronësor, aty shkon i pandehuri fillimisht debaton me avokatin ku i drejtohet me fjalët “Pse ke hyr në këtë lëndë”, ku avokati kërkon nga Gjyqtari që ta konstatoj këtë, i dëmtuari /Gjyqtari i prezantohet të pandehurit si Gjyqtar i lëndës dhe e ka lutur që mos të pengohet seanca në teren se përndryshe është i detyruar ta thërras policinë, mirëpo i pandehuri nuk e respekton policinë dhe me tone të larta i përgjigjet me fjalët “Unë jam mësuar që të shkoj në polici dhe thirri edhe njësinë speciale”, duke vazhduar që të pengoj gjyqtarin me duar në gjoksin e tij”.
“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së. I pandehuri që nga data 7 tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.”
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...