Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, viktimat janë gra - Gazeta Express
string(60) "pese-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore-viktimat-jane-gra"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 9:10

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, viktimat janë gra

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 9:10

Tri raste janë raportuar në Prishtinë, nga gratë që kanë denoncuar bashkëshortët e tyre për dhunë fizike.

Dy nga të dyshuarit gjenden në arrati, ndërkaq i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, një vajzë ka denoncuar babanë e saj, që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe ofenduar atë.

“Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” deklaron policia.

Rasti i pestë është raportuar në Mitrovicë, ku një person është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes, që ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën me dije se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Këto janë rastet:

Prishtinë:

Është raportuar se më 08.10.2025 viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar, derisa ajo kishte arritur të ikë nga banesa. I dyshuari gjendet ne arrati.

08.10.2025 – 00:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

08.10.2025 – 02:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje,  viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet ne arrati.

Gjakovë:

08.10.2025 – 01:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe ofenduar me fjalë të ndryshme vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë:

08.10.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.