Sanksionet e SHBA-së ndaj “NIS”, Maliqi shpjegon çka ndodhë mes Rusisë dhe Vuçiqit - Gazeta Express
string(79) "sanksionet-e-shba-se-ndaj-nis-maliqi-shpjegon-cka-ndodhe-mes-rusise-dhe-vuciqit"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 9:05

Sanksionet e SHBA-së ndaj “NIS”, Maliqi shpjegon çka ndodhë mes Rusisë dhe Vuçiqit

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 9:05

Publicisti Agon Maliqi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) sot kanë filluar zbatimin e sanksioneve kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë së Gazprom i Rusisë.

Maliqi teksa shpjegon rrjedhën e krejt kësaj, thotë se “Rusia sipas raportimeve po refuzon ta shesë ndërmarrjen dhe Vuçiq me shumë gjasë do të detyrohet ta nacionalizojë, duke e krijuar kështu një situatë tensioni me Moskën”.

Postimi i plotë i Maliqit:

Pas disa shtyrjeve, ShBA nga sot në mëngjes e ka filluar zbatimin e sanksioneve kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë nga Gazprom i Rusisë. Në nivel praktik kjo nënkupton pamundësim të veprimtarisë së kësaj kompanie që ka pasur qarkullim 3,5 milardë EUR në vitin 2024 dhe kontribuon me rreth 10% të buxhetit të Serbisë përmes taksave. Për shkak të “sanksioneve sekondare”, bankat dhe kompanitë e tjera që bashkëpunojnë me NIS do ta ndërpresin bashkëpunimin me të (psh. nuk mundesh me pagu me Visa ose MasterCard), sepse pastaj ato do të cilësoheshin shkelëse të sanksioneve. Kompania thuhet se ka siguruar naftë importi për disa muaj por më pas Serbia do të përballet me mungesë nafte dhe me rritje çmimesh në një moment kur tashmë po përballet me krizë buxhetore dhe tensione politike. Rusia sipas raportimeve po refuzon ta shesë ndërmarrjen dhe Vuçiq me shumë gjasë do të detyrohet ta nacionalizojë, duke e krijuar kështu një situatë tensioni me Moskën.