Qeveria emëron prefektët e rinj në Vlorë dhe Fier - Gazeta Express
string(49) "qeveria-emeron-prefektet-e-rinj-ne-vlore-dhe-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 8:30

Qeveria emëron prefektët e rinj në Vlorë dhe Fier

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 8:30

Qeveria ka miratuar ndryshime në prefekturat e Vlorës dhe Fierit, duke liruar nga detyra Plator Nesturin, prefekt i Qarkut të Vlorës, dhe Arben Çukon, prefekt i Qarkut të Fierit.

Në vend të tyre, prefekt në Vlorë është emëruar Evis Allushi, ndërsa në Fier detyrën e prefektit do ta ushtrojë Anduel Xhindi.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e rotacionit në strukturat qeveritare lokale.