Nënkryetarja e Kuvendit nga komunitetet jo serbe, Emilia Rexhepi, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se zgjedhja e saj nuk është kundër kushtetuese dhe ligjore.
Nënkryetarja Rexhepi bëri thirrje që të votohet sa më shpejtë edhe për nënkryetarin nga komunteti serb që t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë së re.
“E kemi pritë këtë vendim, vendimi është i drejtë dhe i saktë. Unë jam zgjedhur në mënyrë të rregullt me 73 vota dhe sipas Kushtetueses vendimi është i qartë. Kemi kohë brenda 12 ditë me votu edhe për nënkryetarin serb . Shpresoj se edhe ai votim të jetë i suksesshëm. Duhet sa më shpejtë që të votohet për konstituimin e Kuvendit dhe të hapet rruga për Qeverinë e re”, tha Rexhepi për RTV21.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...