Osmani takohet me përfaqësues të komunitetit kulturor: Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor - Gazeta Express
string(96) "osmani-takohet-me-perfaqesues-te-komunitetit-kulturor-fushe-kosova-ka-potencial-te-madh-kulturor"

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 23:35

Osmani takohet me përfaqësues të komunitetit kulturor: Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 23:35

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani është takuar me përfaqësues të komunitetit kulturor të kësaj komune.

Osmani ka shkruar se kanë diskutuar për “rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat e artistëve dhe mënyrat për të mbështetur krijimtarinë vendore”.

Postimi:

Sonte zhvilluam një takim të vlefshëm me përfaqësues të komunitetit kulturor të Fushë Kosovës. Diskutuam për rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat e artistëve dhe mënyrat për të mbështetur krijimtarinë vendore.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin ndaj vlerave kulturore që pasurojnë komunën tonë.

Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë.